Anglia e para që siguron biletën për në Botëror, Andorra nuk bën dot surprizën ndaj Serbisë

Anglia e para që siguron biletën për në Botëror, Andorra nuk bën dot surprizën ndaj Serbisë

Anglia është kombëtarja e parë nga Europa që ka siguruar zyrtarisht biletën për Kupën e Botës 2026. Anglezët bënë më së miri detyrën në transfertën ndaj Letonisë, duke fituar 0-5 në Riga. Për anglezët shënoi fillimisht Anthony Gordon në minutën e 26-të, pas një topi të gjatë të marrë nga John Stones. Në fund të pjesës së parë, i zakonshmi Harry Kane shënon dy herë për anglezët. Fillimisht me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 44-të dhe në shtesë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë mbyllet 0-3. Në minutën e 59-të, pas një topi në zonë nga Djed Spence, topi përplaset në këmbët e Maksims Tonisevs dhe përfundon në rrjetë. Në minutën e 86-të,...