“Unë çmendem kur nuk prek topin për disa minuta”, Asllani gëzohet për Brojën: Jam i lumtur që shënoi me asistin tim

“Unë çmendem kur nuk prek topin për disa minuta”, Asllani gëzohet për Brojën: Jam i lumtur që shënoi me asistin tim

Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Jordaninë. Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi. Pas përfundimit të ndeshje, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Super Sport”-in. Asllani: “Festuam pak pas Serbisë. Duhej pak festë, por jo shumë, sepse kishim ndeshje sot. Raportet me Brojën? Jemi shumë shok. Jam shumë i lumtur për të. Jam shumë i gëzuar që unë dhashë asist dhe ai shënoi gol. Roli im në fushë? E kam diskutuar me trajnerin kur erdhi te ne. Unë luaj para mbrojtjes dhe më pëlqen shumë ai rol. Dua të luaj më i avancuar, por mesfushori kur kalon 5-6 minuta pa prekur top shkon edhe ta kërkojë në mbrojtje....