Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit
Bashkimi Evropian ka mirëpritur procesin zgjedhor paqësor në Kosovë dhe është shpehur e kënaqur që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor pati pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve. “Për ato komuna ku kryetarët janë zgjedhur në rundin e parë, ne bëjmë thirrje për një certifikim të shpejtë dhe zbatim të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të pushtetit lokal”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper. “Për komunat e tjera, ku do të zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, bëjmë thirrje për një proces po aq paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës më 9 nëntor”, shtoi ajo. Nga BE-ja theksojnë se aktualisht në Kosovë ndodhet misioni i tyre i ekspertëve, me ftesë të presidentes së...