Theu rekordin si lojtari me më tepër ndeshje në Kombëtare, Hysaj: Momenti më i bukur i jetës sime, Kombëtaren e ndjej si fëmijë

Theu rekordin si lojtari me më tepër ndeshje në Kombëtare, Hysaj: Momenti më i bukur i jetës sime, Kombëtaren e ndjej si fëmijë

Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Jordaninë. Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi. Pas përfundimit të ndeshje, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Super Sport”-in. Hysaj: “Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap...