Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LIVE Shqipëri-Jordani/ Vijon pjesa e dytë, kuqezinjtë kërkojnë golin. Sylvinho kryen tre zëvendësime
Shqipëria 1-1 Jordania Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga ora 19.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave. Si Sylvinho, ashtu edhe homologu Jamal Sellami kanë ndarë mendjen për titullarët. Ashtu siç pritej, tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime, përderisa bëhet fjalë për një test miqësor. Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku. Jordania: Abulaila, Sadeh, Nasib, Al Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al Tamari, Al Rashdan, Al Quraishi, Alnaimat, Olwan. Minutë pas minute: 61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Daku dhe në vendin e tij futet Broja. 52′ Bajrami provon nga një goditje dënimi shumë afër, por tentativa e tij ndalet në mur. 46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti, në vendet e tyre futen Gripshi, Ramadani dhe Cake. 46- Nis e dyta. 45- Mbyllet fraksioni. 44- Barazohen shifrat. Bajrami fut një top...