Flick bëhet me dhimbje koke, Barcelona humbet një tjetër titullar për “El Clasico-n”

Flick bëhet me dhimbje koke, Barcelona humbet një tjetër titullar për “El Clasico-n”

14 Tetor 2025 17:28 Telesport Pas Joan Garcia, Gavit dhe Robert Lewandowski-t, për Barcelonën pritet të mungojë në “El Clasico-n” ndaj Real Madridit edhe Raphinha. Dëmtimi muskulor që braziliani pësoi para dy javësh në sfidën ndaj Real Oviedo, ka rezultuar më i rëndë nga sa pritej. “Sport” raporton se Raphinha ka ndjerë shqetësime serioze gjatë testeve të fundit mjekësore, gjë që e shtyn rikthimin e tij në fushë. Përveç “El Clasico-s” ndaj Real Madridit më 26 tetor, Raphinha do të mungojë edhe në dy sfidat paraardhëse, atë ndaj Gironës në La Liga dhe atë ndaj Olympiacos në Champions League.