Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter Miami do të “përdorë” Lionel Messin për të transferuar yllin e ri që e kërkon gjysma e botës
14 Tetor 2025 17:34 Telesport E ardhmja e Gilberto Mora mund të marrë një kthesë të papritur. Për talentin e ri meksikan, i cili edhe pse është 16 vjeç shkëlqeu me kombëtaren e tij në Botërorin U20, interesohen ekipe pafund, si në Europë, ashtu edhe në kontinentet e tjera. “Mundo Deportivo” raporton se e ardhmja e Gilberto Mora mund të jetë në Amerikë tek Inter Miami. Klubi i njohur kërkon të “përdorë” Lionel Messin për të bindur talentin e ri meksikan të tranferohet në MLS. Vetë Mora është shprehur se e ka idhull Lionel Messin dhe do ishte e vështirë të refuzonte mundësinë e artë për të luajtur përkrah tij. Po ashtu, transferimi drejt MLS-së do ishte më i lehtë, duke ditur që nuk transferohet...