Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kapërcimet në Transfermarkt: Huijsen, Olise dhe Yıldız rriten në vlerë, bien Rodrygo dhe Vinicius
Sajti i specializuar i vlerësimit të futbollistëve, Transfermarkt, ka përditësuar vlerat duke sjellë plot ndryshime. Një surprizë e madhe është Michael Olise. Nga 100 mln euro, ylli i Bayern sot vlerësohet 130 mln euro. Rritje ka pësuar edhe Upamecano, i cili sot kushton nga 50 në 60 mln euro. Një tjetër lojtar i kampionatit gjerman që ka pësuar rritje është Karim Adeyemi. Nga 45 mln euro, sot ai vlerësohet 60 mln euro. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027 dhe në fund të këtij sezoni do të jetë në qendër të vëmendjes. Pse? Me një vit të mbetur në kontratë, mund të blihet lirë, rreth 35 mln euro. Vinicius Junior në La Liga ka pësuar rënie. Nga 170 mln euro, braziliani sot vlerësohet...