Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E pabesueshme! Presidentja e KE zbulon se ky vend mund të hyjë shumë shpejt në BE
“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian është me të vërtetë pranë arritjes”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa hapi konferencën e parë për investime Mali i Zi-BE në vendpushimin turistik Lushtica, pranë Tivatit. Von der Leyen tha se janë bërë hapa pozitivë dhe se ka ardhur koha të investohet në Mal të Zi. “Ju jeni shumë ambiciozë dhe kjo na pëlqen”, tha shefja e Komisionit Evropian. Siç theksoi zyrtarja evropiane, duhet të përshpejtohen reformat në fushën e sundimit të ligjit, të ketë transparencë në prokurimet publike dhe në këtë mënyrë të dërgohet një sinjal se Mali i Zi është një vend i besueshëm për zhvillimin e biznesit. Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, vlerësoi se BE-ja...