Kartoni i verdhë i Manajt, ky është reagimi i presidentit Armand Duka

Kartoni i verdhë i Manajt, ky është reagimi i presidentit Armand Duka

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dha një intervistë në emisionin “Opinion” në TV Klan, me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për fitoren historike ndaj Serbisë, rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026 dhe ndeshjen miqësore të sotme ndaj Jordanisë në “Air Albania”. Pyetja më pikante ishte për kartonin e verdhë të Rey Manajt, i cili festoi me simbolin e shqiponjës: “Nuk të jep njeri kartonë të verdhë për mënyrën se si feston, e aq më shumë kur ti feston me simbolet e tua nacionale. Kjo është një “idiotësi” që e kam dëgjuar, sepse është një situatë gëzimi, e pazakontë, që Shqipëria arrin një fitore të rëndësishme dhe të gjithë tani duan të marrin një lloj protagonizmi, qoftë edhe nëpërmjet termave nacionaliste. Nuk ka asnjë...