Dybala mezi pret të rikthehet ndaj Interit, bisedimet e rinovimit priten deri në fund të muajit

14 Tetor 2025

10:31

Alfred Lleshi

Paulo Dybala po studion kalendarin e Kupës së Italisë me synimin e qartë; ta ngrejë më në fund një trofe me Romën. Rruga nuk do të jetë e lehtë: Torino në 1/8, ndoshta Interi në çerekfinale dhe derbi në finale, por për argjentinasin është mënyra më e shpejtë për t’i rikthyer një titull klubit verdhekuq dhe harruar zhgënjimin e natës së Budapestit (ndaj Sevilla).
Në pritje për t’u bërë baba për herë të parë, Dybala po kalon javë të ngarkuara mes stërvitjeve dyfishe, kontrolleve mjekësore dhe programit të personalizuar që i ka rikthyer shkëlqimin fizik. Pas më shumë se një muaji mungesë, numri 21 është gati të rikthehet titullar kundër Interit, duke formuar me Soulé dhe Dovbyk “tridentin” e ri të Gasperinit. Trajneri e ka quajtur “lojtarin me më shumë cilësi” dhe ka theksuar se “një si ai nuk mund të kufizohet”.
Rinovimi i kontratës pritet të diskutohet në fund të tetorit, por Dybala synon fillimisht të bëhet sërish vendimtar. Nuk ka shënuar që nga 20 shkurti dhe kërkon golin e 200-të në karrierë. Publiku i “Olimpico” e pret si simbol kampionin që bashkon tifozët dhe dashamirët e futbollit të pastër. Sepse Dybala, për Romën dhe për futbollin, nuk është vetëm një numër. Ai është ende “La Joya”.