Statistika të pabesueshme me trajnerin italian, Ancelotti ka gjetur “Toni Kroos e ri” te Brazili

Statistika të pabesueshme me trajnerin italian, Ancelotti ka gjetur “Toni Kroos e ri” te Brazili

14 Tetor 2025 10:44 Alfred Lleshi Brazili po përshpejton drejt Botërorit 2026. Mini-cikli i Carlo Ancelottit ka sjellë frymë të re te “Seleção”, pas tri vitesh të vështira. Nën drejtimin e “Carlinhos”, siç e quajnë me dashuri teknikun italian, Brazili ka rigjetur stabilitetin dhe identitetin. Në qendër të këtij projekti qëndron një figurë; Bruno Guimarães. Mesfushori i Newcastle është i vetmi që ka luajtur titullar në 5 ndeshjet me Ancelottin, duke u bërë shtylla e kombëtares. Statistikat flasin qartë: 67% duele të fituara, 5 topa të rikuperuar për ndeshje, 87% saktësi pasimesh, një gol dhe një asist në 439 minuta lojë. Për shumëkënd, “Brazili i së ardhmes do të jetë Bruno dhe 10 të tjerë”. “Ancelotti më ka dhënë besim, po jetoj momentin më të...