Juventus nis kërkimet në merkato për një mbrojtës pas dëmtimit të Bremer, ja 3 kandidatët

Juventus nis kërkimet në merkato për një mbrojtës pas dëmtimit të Bremer, ja 3 kandidatët

Dëmtimi i Gleison Bremer e ka vënë Juventus në telashe serioze. Pasi iu desh të bënte pa qendërmbrojtësin brazilian për të gjithë sezonin e kaluar, bardhezinjtë e gjejnë veten përsëri pa lojtarin e tyre kryesor mbrojtës. Kohët e rikuperimit janë më të shkurtra se vitin e kaluar, ndaj te Juventus kanë vendosur të lëvizin në janar, duke synuar Milan Skriniar. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari i Fenerbahce është zgjedhja perfekte, duke pasur parasysh përpjekjet e kaluara për ta sjellë atë në Torino. Sllovaku ka deklaruar vazhdimisht se është i lumtur në Turqi, por largimi i José Mourinho  mund të tendosë marrëdhënien e tij me klubin e Stambollit. Kjo është arsyeja pse Juventus do të përpiqet ta rrëmbejë atë ne merkaton e janarit. Alternativa do...