Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
13 orë punë në ditë, Athina në ‘flakë’ protestash, grevë mbarëkombëtare kundër ligjit të ri
Greqia paralizohet sot përsëri nga një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe , e dyta brenda dy javësh, në shenjë proteste ndaj projektligjit të ri të punës, i cili parashikon, mes të tjerash, mundësinë e punës deri në 13 orë në ditë tek i njëjti punëdhënës. Kjo grevë, e cila zhvillohet pa thirrjen e Konfederatës së Përgjithshme të Punës (GSEE), është shpallur nga 38 Qendra të Punës, një numër rekord pjesëmarrjeje, si dhe nga ADEDY, federata e punonjësve të sektorit publik, dhe dhjetëra sindikata të sektorit privat. Protestuesit kërkojnë që projektligji të mos miratohet në parlament dhe kërkojnë rikthimin e javës 35-orëshe, punës 5-ditore dhe pagës së 13-të e të 14-të. Ata gjithashtu kërkojnë paga dinjitoze dhe kushte të sigurta pune, ndërsa punonjësit në shtet...