Ancelotti dhe ëndrra e tij për Kupën e Botës: Do të bëj gjithçka për ta fituar me Brazilin

Ancelotti dhe ëndrra e tij për Kupën e Botës: Do të bëj gjithçka për ta fituar me Brazilin

Carlo Ancelotti dëshiron të lërë gjurmë edhe në stolin e Brazilit. Pasi siguroi kualifikimin në Botërorin 2026, trajneri italian mund të shkruajë histori, pasi gjigantët amerikano-jugorë nuk e kanë fituar ndonjëherë Kupën e Botës me një trajner të lindur jashtë vendit. “Gjithmonë ka një herë të parë, – tha Ancelotti në prag të miqësores së “Seleçãos” në Tokio, kundër Japonisë, pas fitores 5-0 ndaj Koresë së Jugut në Seul. – Objektivi im është të jap maksimumin për Brazilin, ta bëj të luajë në mënyrën më të mirë dhe të fitojmë Botërorin. Është e vërtetë se asnjë trajner i huaj nuk e ka arritur këtë me Brazilin, por në jetë ka gjithmonë një herë të parë”. Megjithatë, rruga drejt Botërorit 2026 nuk ishte e lehtë, Brazili...