Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Karlo Ançeloti mund të bëhet trajneri i parë i huaj që fiton një Kupë Bote
Adriatik BALLA Trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti, dëshiron të lërë gjurmë në bankinën e Brazilit. Pasi e siguroi kualifikimin në Botërorin 2026, trajneri italian dëshiron ta shkruajë një faqe historike, nga momenti që asnjë Kombëtare nuk e ka fituar asnjëherë Kupën e Botës me një trajner të huaj. “Ekziston gjithmonë hera e parë”, deklaroi selektori i Brazilit para miqësores që do ta zhvillojë “Seleçao” në Seul kundër Koresë së Jugut.“Objektiv imi është që ta jap maksimumin për Kombëtaren braziliane, duke u munduar që ta bëj ekipin që të luajë sa më mirë që është e mundur dhe ta fitojë Botërorin”, vazhdoi “Don Carlo”, i cili nëse triumfon në Botërorin 2026 do të bëhej trajneri i parë që është lindur në një shtet tjetër, por...