Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sfida në Leskovac, Reis Çiço: Tifozët serbë u sollën si mesjetarë në stadium, nuk heqin dorë nga urrejtja
Gazetari i njohur Reis Çiço, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar situatën rreth ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të Shqipërisë në Leskovc. Çiço theksoi se përveç emocionit natyral sportiv që ka çdo lojtar gjatë ndeshjeve, në ekipin kombëtar shqiptar ngarkohen edhe emocione të tjera që dëmtojnë performancën e futbollistëve. “Kur luan futboll, lojtari ka emocion. Tek këtij emocioni i ngarkohen disa emocione ekstra sportive që i dëmtojnë lojtarët: Atdheu, fitorja, flamuri. Nuk kam dëgjuar që në kombëtaret si Franca, Italia, apo të tjera të përmenden këto gjëra,” u shpreh Çiço. Ai shtoi se nëse këto emocione shmangen, do të ketë rezultate më të mira. Sa i përket tifozëve serbë, gazetari u shpreh se edhe...