“Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli

“Ia dolëm vetëm falë qetësisë”, Tufa për Serbi-Shqipëri: Presioni i panevojshëm, është thjeshtë ndeshje futbolli

Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac, duke marrë 3 pikë mjaft të vyera, në kualifikueset e botërorit. I ftuar në emisionin “Log.”, në News 24, analisti Bashkim Tufa u shpreh se mënyra se si po konceptohet futbolli është gabim. Sipas Tufës, presioni është i panevojshëm, pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje futbolli. “Ka një gabim si konceptohet futbolli. Çfarë është? Shqipëria është më e fortë se Serbia, sepse fitoi? Ky është thjeshtë futboll. Ne falë qetësisë arritëm këtë rezultat, nuk kishim presion. U treguam profesionistë ia dolëm. Kjo fitore është perlë. Kjo është një nga fitoret më të bukura. Ka edhe anën politike, sociale dhe historike. Erdhi dhe pikërisht në këtë kohë”- tha Tufa.   © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit...