“Vuçiç mori në telefon pronarin e hotelit ku ishim”, zv/Presidenti i FSHF: Serbia rrezikonte vite përjashtim nëse shkelte masat e sigurisë

“Vuçiç mori në telefon pronarin e hotelit ku ishim”, zv/Presidenti i FSHF: Serbia rrezikonte vite përjashtim nëse shkelte masat e sigurisë

Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Arben Dervishaj, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka folur për atmosferën dhe organizimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të kuqezinjve në Leskovc. Dervishaj tha se ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi ekipin kombëtar dhe theksoi se ekzistonte një marrëveshje ndërmjet federatave për të mos lejuar praninë e tifozëve respektivë shqiptarë dhe serbë në dy ndeshjet mes dy vendeve. Kjo masë u mor për të shmangur tensionet dhe për të garantuar sigurinë gjatë përballjes. “Ndeshja ishte me përgjegjësi të madhe për ekipin, sepse këtu ndahej nëse do të ishim kandidatët për të vijuar rrugën drejt Botërorit,” tha Dervishaj, duke rikthyer edhe në kujtesë përjetimet nga ndeshja e vitit...