Është momenti i shqiptarëve! Kosova mund Suedinë, dardanët janë në garë për vendin e parë

Është momenti i shqiptarëve! Kosova mund Suedinë, dardanët janë në garë për vendin e parë

Duket se tashmë ka ardhur momenti i shqiptarëve në futboll. Pas suksesit historik të Shqipërisë, festa vazhdon me triumfin e Kosovës. Dardanët kanë marrë sot një fitore mjaft të vyer, teksa kanë mposhtur Suedinë në transfertë. Mjaftoi vetëm goli i Fisnik Asllanit në minutën e 32-të për t’i dhënë tre pikët Kosovës. Tashmë dardanët arrijnë kuotën e 7 pikëve dhe gjenden në vendin e dytë në grupin B. Ekipi i drejtuar nga Foda është vetëm 3 pikë larg kreut të grupit, që mbahet nga Zvicra. Ndërkohë në lojë kanë mbetur edhe dy ndeshje, pas të cilave do të përcaktohen edhe skuadrat që do të presin një biletë për në Kupën e Botës 2026./Sport Ekspres/