Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sulmuesi i Serbisë beson te mrekullia: Ndoshta Shqipëria do gabojë, Botërori ende i mundur
Pas humbjes ndaj Shqipërisë, atmosfera te Serbia nuk është aspak e mirë. Në konferencë për shtyp para Andorrës, sulmuesi i serbëve, Aleksandar Mitrovic iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. “Një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm është lënë pas! Për ekipin dhe të gjithë kombin. Pas një humbjeje, gjithmonë dëshiron të rikuperohesh me një rezultat të mirë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse kemi një ndeshje të rëndësishme përpara, asgjë nuk varet nga ne tani. Duhet të regjistrojmë tre fitore në tre ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që pjesa tjetër e rezultateve të shkojë në favorin tonë. Unë besoj se edhe Shqipëria do të gabojë! Gjëja më e rëndësishme për ne është ndeshja e parë, kundër Andorrës, duhet të fitojmë. Po...