13 Tetor 2025
18:30
Telesport
Cristhian Mosquera bëri hapin e madh në karrierë gjatë merkatos së fundit, ku u transferua nga Valencia tek Arsenal për 30 milionë euro. 21-vjeçari deri tani ka luajtur me kombëtaret e moshave të Spanjës në të gjitha nivelet, ndërsa ende nuk ka debutuar për Spanjën A.
“Diario AS” raporton se në rast se Mosquera nga ftohet nga Spanja për Kupën e Botës, ai mund të vendosë të përfaqësojë Kolumbinë, vendin e origjinës së prindërve të tij.
Në vitin 2023, Kolumbia tentoi ta bindte Mosquera-n të largohej nga Spanja, por atëherë lojtari zgjodhi të qëndronte me “La Roja”, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja spanjolle U21.
Për momentin, Mosquera nuk është në planet e Luis de la Fuente, por aftësitë dhe cilësitë e tij në mbrojtje nuk i vë në dyshim njeri. Në anën tjetër, Kolumbia ka një kartë të rëndësishme në duar, pasi i premton mbrojtësit ftesën për Botëror nëse të pranon të lërë Spanjën dhe të përfaqësojë amerikano-latinët.
