Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kadastra e Elbasanit, vendi ku qytetari zgjidh hallin e tij
Nga ARTUR AJAZI Rritja e numrit të vendimeve mbi pronësinë, pritja dhe përcjellja siç duhet ndaj çdo qytetari, mbeten thelbësore në punën e përditshme të drejtueses së Kadastrës së Elbasanit Brixhilda Biçoku. E ardhur në detyrën e drejtueses në muajin Maj, Brixhilda duket se ka vendosur të jetë strikte me orarin dhe rregulloren e institucionit. E rëndësishme mbetet zgjidhja e çdo ankese, si dhe rritja e numrit të vendimeve mbi pronësinë, duke lehtësuar problemin dhe hallin e qytetarit- shprehet Brixhilda. Ajo është një vajzë e re, me ambicje për të punuar, dhe sedër për ta drejtuar sa më mirë institucionin e Kadastrës së Elbasanit. Duke qenë një prej qarqeve të mëdha në shkallë vendi, Kadastra e Elbasanit mbetet me ngarkesë të madhe pune, lidhur me vendimet e pronësisë, si dhe legalizimin e objekteve pa...