Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ecuri pozitive, ja sa ndeshje numëron Shqipëria pa humbje
Pas një periudhe të vështirë në Ligën e Kombeve, Kombëtarja shqiptare ka hyrë në një seri pozitive që ka rikthyer besimin dhe objektivin për kualifikim në Botërorin 2026. Fitorja ndaj Andorrës shënoi pikënisjen e këtij momenti të mirë, me Shqipërinë që tani numëron gjashtë ndeshje pa humbje, katër fitore dhe dy barazime. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë të grupit K me 11 pikë, katër më pak se Anglia dhe katër më shumë se Serbia. Ekipi i drejtuar nga Silvinjo përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, që do të shërbejë si provë për fazën vendimtare të kualifikueseve. Jordania, nga ana tjetër, ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit, por ka siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në Kupën e Botës 2026....