Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bremer trondit Juventusin. Dëmtim i meniskut të majtë, do t’i nënshtrohet operacionit
Probleme të tjera fizike për Gleison Bremer, mbrojtësin e Juventusit, i cili do të duhet të ndalet sërish pasi ishte rikthyer prej pak kohësh nga një mungesë e gjatë për shkak të dëmtimit të mëparshëm të ligamentit të kryqëzuar. Kësaj here bëhet fjalë për probleme në menisk. Juventusi, përmes kanaleve të veta zyrtare, ka bërë të ditur: “Paraditen e sotme, në Lyon, Gleison Bremer bëri konsultë mjekësore me dr.Sonnery-Cottet, i cili konstatoi një dëmtim të meniskut medial të gjurit të majtë. Orët e ardhshme lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje artroskopike selektive për heqjen e pjesës së dëmtuar të meniskut”. Bremer, ndër të tjera, është pjesë edhe e listës së lojtarëve më të paguar në Serie A. Ja top-10 sipas “Capology.com” (pa përfshirë bonuset): Dusan...