Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kurti kërkon hetime, LDK Gjilanin dhe PDK prin në 4 komuna/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina e Mitrovica…
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Në 27 komuna ka përfunduar numërimi derisa në 11 të tjera akoma jo. Sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka fituar tre komuna (Kamenicë, Podujevë e Shtime) pa balotazh. Në raundin e dytë mbetet në garë në 12 komuna të tjerë, përfshirë, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin e Gjakovën. Sipas rezultateve preliminare, LVV prin në 3 prej komunave ku ka shkuar në balotazh e në nëntë është e dyta. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në tre komuna po ashtu (Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit), e do të jetë në raund të dytë në gjashtë komuna, përfshirë edhe në Mitrovicë dhe Prizren. Në tri prej tyre prin dhe në tri të...