Saka para ndeshjes në Letoni: Dua që edhe në kombëtare të tregoj vlerat që shpreh tek Arsenal

Anësori i Anglisë, Bukayo Saka, e di se duhet ta sjellë formën e tij të klubit edhe në skenën ndërkombëtare, fakti për të cilin edhe trajneri i “3 luanëve” Thomas Tuchel, është dakord.
24-vjeçari, sezoni i të cilit u ndërpre nga një dëmtim, u rikthye në skuadrën e Tuchel për fitoren 3-0 në miqësoren kundër Uellsit në “Wembley” dhe e shënoi këtë rast me një gol mahnitës.
Kjo e bëri atë lojtarin më të mirë të Arsenal me fanellën e Anglisë me 13 gola, megjithëse Tuchel tha me shaka se duhet të jenë 30, jo 13. Saka ka qenë një nga yjet e Premier League gjatë sezoneve të fundit, por e di se duhet të bëjë më shumë me fanellën e Anglisë.
“Kam humbur shumë ndeshje të Anglisë, veçanërisht nën drejtimin e Tuchel dhe nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë. Kështu që, të kthehem dhe ta çoj topin në rrjetë është një ndjenjë e veçantë“, tha Saka në prag të ndeshjes që Anglia do të luajë të martën në Letoni.
“Mënyra se si luaj për Arsenal, dua ta çoj në Angli dhe të luaj më mirë në ndeshje dhe të jem më efektiv. Ky është gjithmonë plani im. Kthimi në kombëtare është një ndjenjë vërtet e këndshme dhe të kesh atë mundësi për të veshur përsëri fanellën dhe për të shënuar është një ndjenjë e mrekullueshme”, tha Saka.