Gauff triumfon në turneun e Wuhan, numri 204 në botë fiton eventin Masters të Shangai për meshkuj

Kanë përfunduar ditën e diel dy turnetë e radhës së kategorisë Masters 1000 (meshkuj e femra) në tenis, të dy të luajtur në Kinë.
Në turneun e Wuhan, tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, mundi 2-0 (6-4, 7-5) në finale patrioten e saj Jessica Pegula (numri 6 në botë). një ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, por Gauff arriti të fitojë nga një “game” me shërbimet e kundërshtares në secilin set.
Te meshkujt, në turneun e Shangai, fitues doli monegasku Valentin Vacherot, numri 204 në botë. në finale ai mundi kushëririn e tij, francezin Arthur Rinderknech, duke korrur suksesin e tij të parë në ATP Tour.
Monegasku 26-vjeçar, fitoi 2-1 (4-6, 6-3, 6-3), në dy orë lojë, duke përfunduar me një përqafim të gjatë midis të dyve. Falë fitores së sotme, Vacherot ngjitet në renditje dhe do të hyjë në 40 më të mirët sot, me publikimin e renditjes së re.
Vacherot është bërë kampioni i Masters 1000 me renditjen më të ulët (Nr. 204) në historinë e turneve në këtë nivel. Një fitore që i siguron monegaskut edhe një premio prej 1.1 milion dollarësh. Ai bëhet gjithashtu monegasku i parë që fiton ndonjëherë një turne ATP.