Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosovë/ Këta janë fituesit e zgjedhjeve pa balotazh, kandidatët që siguruan fitoren në rundin e parë
Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash. Nga komunat me shumicë shqiptare: Sami Lushtaku (PDK) prin në Skenderaj me 83,45% të votave, Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%. Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,47% të votave. Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,42%. Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,15%. Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,57%. Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas në garën për të parin e kësaj komune, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve atje. Lladrovci ka arritur të marrë 52,31%, ose 13,140 Vota. Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%. Edhe Mehmet Ballazhi i PDK-së e ka fituar edhe një mandat pa balotazh. Ai ka marrë 56,47%. Kadri Rahimaj (LVV) në...