Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Besëlidhja e Teuta komandojnë të pamposhtura Superligën, fitoret e para për Skënderbeun, Kamzën e Fierin
Besëlidhja e Teuta janë dy ekipet e vetme me pikë të plota në renditjen e Superligës, pas ndeshjeve të javës së dytë. Në “Asllan Rusi”, skuadra e Besëlidhjes fitoi thellë 118-76 ndaj Tiranës, një ndeshje që pritej të ishte më e fortë, por që u dominua nga kampionët. Pas një periode të parë të ekuilibruar, lezhjanët shkëputen në 20 minutat që pasojnë, duke fituar me mbi 40 pikë. 7 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket. Pa probleme fiton edhe Teuta, që mundi 81-35 Flamurtarin në Vlorë, një ndeshje në sens unik. Fitoren e parë sezonale korrën ekipet e Skënderbeut, Fieri Basket dhe Kamza Basket, që mundën respektivisht Partizanin, Elbasanin dhe Pogradecin. Superliga-Meshkuj, java e dytë Partizani – Skënderbeu, 76-87...