Zgjedhjet në Kosovë/ Rezultatet e para: 21 komuna i zgjodhën kryetarët, 17 shkojnë në balotazh

Zgjedhjet në Kosovë/ Rezultatet e para: 21 komuna i zgjodhën kryetarët, 17 shkojnë në balotazh

Kosovë – Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale. Votimet u zhvilluan pa ndonjë incident të madh. Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur që në raundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet raundi i balotazhit. Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja. Në raundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma kanë fituar nga një komunë, sikurse edhe Ramiz Lladrovci me listën e tij në Drenas. KQZ-ja tha se pret që brenda javës të...