Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Këto janë votat e kandidatëve për kryetarë që fituan zgjedhjet pa balotazh
Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale në Kosovë tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash. Nga komunat me shumicë shqiptare: Sami Lushtaku (PDK) kryeson në Skenderaj me 83,45% të votave, Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%. Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,47% të votave. Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,42%. Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,15%. Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,57%. Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas në garën për të parin e kësaj komune, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve atje. Lladrovci ka arritur të marrë 52,31%, ose 13,140 Vota. Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq...