Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet në Kosovë, ja cilët shkojnë në raundin e dytë! Lista Serbe shpall fitoren në 9 komuna
Nga 38 komunat e Kosovës, 21 prej tyre e përmbyllën garën për kryetarë komunash në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Në Ferizaj, garën e ka fituar sërish Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës me mbi 56 për qind të votave. Gara ka përfunduar pa balotazh edhe Lipjan, me fitoren e Imri Ahmetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai i ka fituar mbi 51 për qind të votave. Podujevën e ka fituar Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) me mbi 53 për qind. Në qytetin e Skënderajt, fitore bindëse ka shënuar Sami Lushtaku i PDK-së me mbi 83 për qind të votave. Njëjtë ka ndodhur edhe me Kamenicën. Atje ka fituar Kadri Rahimaj i LVV-së me mbi 50 për qind të...