Barcelona-Lewandowski, lamtumirë në fund të sezonit. Polaku refuzon milionat e Arabisë Saudite

13 Tetor 2025

8:03

Alfred Lleshi

Pas tri sezonesh së bashku, Lewandowski dhe Barcelona po i afrohen ndarjes. Sulmuesi polak erdhi verën 2022 nga Bayern Munich si një nga më të mirët në botë, duke shënuar 33 gola dhe dhënë 8 asistime në sezonin e parë. Nën drejtimin e Hansi Flick, sezonin pasardhës, ai shënoi 42 gola në 52 ndeshje, ishte vendimtar për trofetë e Barcelonës.
Tashmë, në moshën 36-vjeçare, Lewandowski po përballet me një sezon më të vështirë: dëmtime të përsëritura, minuta më pak dhe konkurrencë nga Ferran Torres, duke e lënë jashtë projekteve kryesore. Me kontratën që i skadon në qershor dhe pagën 26 milionë bruto në sezon, drejtuesit katalanas nuk e planifikojnë rinovimin e tij.
Sipas “Sport”, sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Europë edhe një ose dy vite, duke e mbyllur karrierën në nivel të lartë. “Pensionimi” nuk është në planet e tij, ndërsa lidhja me Barcelonën mbetet e fortë. Familja ndihet mirë aty, kryeqyteti katalanas mund të bëhet baza e tij pas futbollit.