13 Tetor 2025
8:04
Alfred Lleshi
Lajme të këqija nga ndeshjet ndërkombëtare për Milanin dhe Massimiliano Allegrin. Pervis Estupiñan u dëmtua në miqësoren kundër SHBA dhe u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të një dhimbjeje të fortë në kyçin e këmbës së majtë.
Ai do të mungojë ndaj Meksikës dhe do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore. Situata është më shqetësuese për Alexis Saelemaekers, i cili ndaj Maqedonisë së Veriut pësoi një dëmtim muskulor në fleksor. Sipas HLN, bëhet fjalë për një lezion të vërtetë muskulor, që mund ta mbajë jashtë fushave rreth një muaj.
Ka shqetësime edhe për Adrien Rabiot, që mori një goditje në pulpë kundër Azerbajxhanit. “Adrien nuk u stërvit për kujdes, ka marrë një goditje dhe i duhet pak kohë”, – tha trajneri Didier Deschamps. Ai mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Islandës, por dëmtimi nuk duket serioz.
Ndërkohë, Rafael Leao nuk u stërvit me Portugalinë për ndeshjen ndaj Hungarisë. Federata nuk dha shpjegime, por lojtari është kthyer në Itali dhe do të rifillojë stërvitjen në Milanello të martën.
