Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

Adriatik BALLA Shqipëria mundi 1-0 Serbinë dhe me tri pikët e kësaj ndeshjeje forcoi pozitat e saj në grupin K, duke pasur shanse reale jo vetëm ta mbyllë e dyta në grup por edhe të shpresojë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada. Duhet thënë se rruga drejt Botërorit është ende e largët dhe shumë e vështirë. Kjo pasi koha ka treguar se edhe vendi i dytë nuk mjafton ndonjëherë sepse në “play-off” dalin skuadra shumë cilësore, me siguri më cilësore sesa përfaqësuesja serbe. Në “play-off” mund të bjerë në short një ekip si Holanda apo Belgjika, Polonia apo Çekia, pse jo Italia apo ndonjë përfaqësuese tjetër cilësore. Por për momentin morali i skuadrës është i lartë sepse është mposhtur...