Kalendar “ferri”, të kuqtë e Partizanit mësojnë axhendën e 5 javëve të ardhshme

Kalendar “ferri”, të kuqtë e Partizanit mësojnë axhendën e 5 javëve të ardhshme

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën për pesë javët e ardhshme të Superiores. Emocionet e elitës së futbollit shqiptar rikthehen në fundjavën e ardhshme. Situata për Partizanin është mjaft delikate, duke qenë në vendin e parafundit të renditjes. Tashmë është e zyrtarizuar, që takimi ndaj Flamurtarit do të luhet më 19 tetor. Kjo datë përkon me të dielën e javës së ardhshme. Ora 17:00 është caktuar për takimin në fjalë. Më pas Partizani do të kthehet si klub pritës. Për javën e tetë do të luhet ndeshja me Egnatian. Ky takim do të mbahet prej orës 17:00, pikërisht më 25 tetor(e shtunë). Sfida në “Arena e Demave” do të mbyllë edhe fazën e parë të Superiores për kryeqytetasit. NDRYSHIMET- Java e nëntë do të sjellë...