Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po kryesojnë kandidatët e Listës Serbe, partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po kryeson Millan Radojeviq me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind.
Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiq nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind.
Në Ranillug, në bazë të 8.65 për qind të votave të numëruara, prin Tanja Antiq nga Lista Serbe. I dyti është Ivan Petroviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe me 16.51 për qind.
Në Graçanicë, Lista Serbe me kandidatin e saj Novak Zhiviq është i pari me 60.53 për qind të votave, bazuar në 13.38 për qind të votave të numëruara. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 28.23 për qind.
Në bazë të 13.75 për qind të votave të numëruara, në Zveçan i pari është Dragisha Milloviq nga Lista Serbe me 77.67 për qind të votave, pasuar nga Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.51 për qind të votave.
Në Zubin Potok, në bazë të 9.85 për qind të votave të numëruara, Millosh Peroviq është i pari me 83.41 për qind të votave. I dyti në këtë komunë është Stevan Vulloviq nga Lidhja e Kosovës me 4.38 për qind të votave të fituara.
