“Rezultatet, befasuese për dy komuna”/ Zgjedhjet, Kosovë reagon gazetari: Ishte surprizë për shkak se…

Gazetari, Shkodran Hoti në një intervistë  televizive u shpreh se rezultatet e exit polleve të para të zgjedhjeve lokale në Kosovë ishin befasuese sidomos në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Shkodran Hoti:
Ajo çka fillimisht duhet të veçohet është se në dallim me zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë dukshëm më e ulët por ka qenë pak a shumë në nivel të ngjashëm për të mos thënë të njëjtë me pjesëmarrjen që ka qenë 4 vite më parë, pra në zgjedhjet e njejta lokale.
Exit pollet realisht ishin të befasishme për dy ose tre komuna mund të themi deri më tani. Befasi që patjetër në një farë mënyre ishte patjetër Prishtina sepse flasim sipas të gjithave exit polleve për një garë jashtëzakonisht shumë të ngushtë.
Një garë që e nxjerr të parin kreun e LDK në Prishtinë dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama në raport me kandidatin e Vetëvendosjes, Uran Ismailin që qëndrojnë shumë afër njëri tjetrit.
Mitrovica ishte surprizë për shkak se kandidati i Partisë Demokratike duket që do ta mbyllë garën në raundin e parë dhe kjo është një befasi në kuptimin që ai ka qenë në garë me një ministër, pra ministrin në detyrë të Bujqësisë dhe po triumfon në këtë garë.