Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventus me plan special për rikthimin e Sandro Tonali në Serie A
12 Tetor 2025 20:24 Telesport Prej kohësh, Juventus është vënë në ndjekje të Sandro Tonali-t. Bardhezinjtë do të tentojnë rikthimin e mesfushorit italian në Serie A dhe për ta bërë realitet këtë gjë, kanë një plan special. Duke qenë se Tonali është një lojtar shumë i rëndësishëm për Newcastle, Juventus po përgatit një propozim vërtet joshësh: 50 milionë euro plus Teun Koopmeiners. Mesfushori holandez i transferuar në vitin 2024 nga Atalanta për 60 milionë euro, nuk e ka justifikuar aspak deri tani shumën e madhe të shpenzuar për të. Transferimi në Angli mund të ishte një lëvizje e mirë për 27-vjeçarin, pasi te Juventus e ka shumë të vështirë të jetë titullar.