KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

12 Tetor 2025 19:50 Telesport Holanda vazhdon e sigurt rrugën drejt Botërorit. “Tulipanët” mundën 4-0 Finlandën në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam. Protagonisti kryesor i ndeshjes Memphis Depay, me dy asiste dhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Golat e tjerë për Holandën u shënuan nga Malen, Van Dijk dhe Cody Gapko. Pas kësaj fitoreje, Holanda kryeson grupin G me 16 pikë me 6 ndeshje, Polonia dhe Finlanda renditet në vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë. Në “Torshavn”, pas Malit të Zi, Ishujt Faroe kanë mundur 2-1 edhe Rep. Çeke. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Në grupin L, kryeson Kroacia me 13 pikë, e dyta Rep. Çeke me 13 pikë dhe Ishujt Faroe të tretët...