Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Trajneri i Kosovës “kopjon” Tudor, zbulon pse e aktivizon Zhegrovën shumë pak minuta
12 Tetor 2025 17:52 Telesport Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” 0-0 ndaj Sllovenisë, ndërsa nesër do të luajë në transfertën delikate ndaj Suedisë, një ndeshje që do të vendosë fatin e grupit, përsa i përket vendit të dytë, pasi vendi i parë është i siguruar nga Zvicra. Në një intervistë para ndeshjes me Suedinë, Franco Foda zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po e aktivizor Edon Zhegrovën si titullar. “Zhegrova është një lojtar i klasit të parë, por nuk duhet të anashkalojmë faktin se ai nuk ka luajtur që nga janari. Ai ishte i lodhur pas seancës së fundit stërvitore dhe duhet trajtuar me kujdes”, tha Foda. Në ndeshjen ndaj Sllovenisë, Zhegrova u aktivizua vetëm në minutat e fundit. Edhe nesër ndaj Suedisë, Zhegrova pritet...