Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shqipëria U19 e pëson në fund, barazon 2-2 ndaj Irlandës
Kombëtarja U-19 barazoi 2-2 në miqësoren e dytë ndaj Irlandës, e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Luzit. Për kuqezinjtë golat i shënuan në pjesën e dytë Nuredini dhe Kulla. Trajneri Juljan Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi, Avdullari, Çekrezi, Sina, Huqi, Krasniqi, Nuredini, Kulla, Yoni El Malem, Llana dhe Sheji. Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë e nisën më mirë dhe morën avantazhin me Daniel Mare në minutën e 53-të. Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm, pasi kuqezinjtë përmbysën rezultatin. Fillimisht Joi Xheto Nuredini barazoi në minutën e 62-të, ndërsa Gabriel Kulla realizoi golin e dytë në minutën e 70-të, duke i çuar shifrat në 2-1. Kur gjithçka po shkonte drejt...