Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Nuk më zuri gjumi nga zemërimi pas humbjes ndaj Shqipërisë, u pendova që nuk vajta në stadium”
12 Tetor 2025 16:58 Telesport Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka zënë gjumi gjatë natës së mbrëmshme, pas humbjes në Leskovac 0-1 ndaj Shqipërisë. “Ekipi jonë nuk ishte mirë, nuk luajti mirë, ndaj dhe humbi. Nuk kam flejtur mbrëmë, jo nga inati, por nga mërzia. Disa njerëz janë gjithmonë të inatosur dhe me mllef, por askush nuk pyet çfarë kemi bërë ne për kombëtaren tonë. Kishin të gjitha kushtet për këtë takim dhe nuk mund të justifikohen. Edhe shqiptarëve iu bëmë një mikpritje të mirë. Nuk shkova në stadium sepse isha i lodhur pas gjithë këtyre ditëve të ngarkuara. Më vjen keq që nuk isha në stadium, por unë e dua kombëtaren, e dua vendin tim dhe flamurin tonë me tre ngjyra”, tha...