Mbrëmë i shënoi Serbisë, sot Rei Manaj “kandidat” për zgjedhjet në Kosovë (foto)

Mbrëmë i shënoi Serbisë, sot Rei Manaj “kandidat” për zgjedhjet në Kosovë (foto)

12 Tetor 2025 15:51 Telesport Shqipëria mori një fitore historike mbrëmë në Leskovac në transfertë ndaj Serbisë, falë golit të shënuar nga Rei Manaj në fund të pjesës së parë. Goli më i rëndësishëm në karrierë për sulmuesin lushnjar, sidomos pas asaj penalltie të humbur në qershor në sfidën e luajtur në “Air Albania”. Rei Manaj është padyshim njeriu i momentit në gjithë shqiptarinë, aq sa sot në zgjedhjet lokale që mbahen në Kosovë, në komunën e Rahovecit, një votues iu ka vënë kryq të gjithë kandidatëve politikë dhe ka shkruar emrin e sulmuesit kuqezi. Sigurisht që vota nuk është e vlefshme, por goli i Manaj ndaj Serbisë dhe dashuria e tifozëve për të është shumë e vlefshme.