Elseid Hysaj shkruan historinë ndaj Serbisë, fitore dhe rekord

Elseid Hysaj shkruan historinë ndaj Serbisë, fitore dhe rekord

12 Tetor 2025 15:02 Telesport Fitorja e mbrëmshme ndaj Serbisë do mbahet mend mend gjatë nga të gjithë, e sidomos nga Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran ka barazuar rekordin e mbajtur nga Lorik Cana me 93 ndeshje me fanellën e Shqipërisë. Tashmë Hysaj do ketë mundësinë që ta thellojë akoma edhe më shumë këtë rekord, duke parë që në ndeshjet e fundit me Kombëtaren ka qenë fantastik. Kujtojmë që Hysaj debutoi me Shqipërinë në vitin 2013, në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, në atë kohë trajner i kuqezinjve ishte Gianni De Biazi. Që nga ai moment, Hysaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për kombëtaren, ku shumë herë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.