Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Dalin pamjet! Shqipëria mposhti Serbinë, tifozët rrethojnë me festë Kombëtaren në Rinas
                            Qindra tifozë dolën për të pritur Kombëtaren kuqezi në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, që u kthye në Shqipëri pas një fitoreje historike. Shqipëria mposhtur Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë. Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha. Kjo fitore, e para ndaj Serbisë në historinë e përballjeve mes tyre, i jep Shqipërisë...