E kritikuat Manajn që festoi me shqiponjën dykrenare? Sylvinho injoron keq serbin dhe i përgjigjet shqip: Përshëndetje

E kritikuat Manajn që festoi me shqiponjën dykrenare? Sylvinho injoron keq serbin dhe i përgjigjet shqip: Përshëndetje

Konferenca për shtyp e Sylvinhos fliste vetëm përmes buzëqeshjes e natyrisht duket se tani trajneri i kombëtares shqiptare di të përfaqësojë në çdo tryezë ngjyrat kuqezi. Një gazetar serb i pranishëm në sallë, e pyeti atë për festën e golit të Rei Manajt. Sulmuesi lushnjar festoi me shqiponjën dykrenare duke ngjallur një lloj irritimi te serbët e pranishëm. E megjithatë, Sylvinho këtë radhë zgjodhi t’u përgjigjej me ironi duke iu kthyer në shqip: “Përshëndetje!”, kjo ishte përgjigja e parë e tij si për t’i treguar edhe një herë se në Serbi dje flitej shqip.Edhe pse përkthyesja Lenida Halilaj i tha që duhej të fliste në italisht, ai ia ktheu fillimisht: “Po e përshëndes në gjuhën shqipe, më tej do flas italisht“, vijoi ai. Ndërsa festën e...