Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
‘Provokacja’ serbe, FFK del me një njoftim zyrtar
Fitorja historike e Shqipërisë mbrëmë në Leskovac ndaj Serbisë 0-1 nuk ka kaluar pa incidente. Edhe pse përgjithësisht u luajt korrket, në tribuna pati disa herë kore ndaj Kosovës me frazën që i ka dalë boja prej vitesh “Kosova është Serbi”. Ndërkohë menjëherë ka reaguar FFK-ja me një njoftim zyrtar: Federata e Futbollit e Kosovës: “FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj...