Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për Serbinë pas dorëheqjes së Stojkoviç
Serbia është në shok, pasi Kombëtarja shqiptare e mposhte dje me rezultatin 0-1 në Leskovac. Mjaftoi goli i Rei Manajt në fundin e pjesës së parë, për të vulosur fatin e gjithë takimit. Dragan Stojkoviç u dorëzua gjatë ndeshjes, ndërsa në konferencë paraqiti edhe dorëheqjen. Në Serbi tashmë raportohet atë që me shumë gjasa do të jetë pasuesi i tij. Bëhet fjalë për një emër surprizë. Më konkretisht, Veljko Paunoviç i cili sapo është shkarkuar nga Real Oviedo. 48-vjeçari e niste karrierën e tij para më shumë se 10 viteve si trajner i moshave të Serbisë. Më pas drejtonte Çikagon, Riding, Çivas, Tigres UANL dhe së fundmi Real Oviedon. Serbia nuk ka kohë për të humbur, pasi takimin e radhës e luan më 14 tetor...